Vala

Në Kosovë më shumë se çkado kemi këngëtar e këngëtare, shumica në një konkurrencë të ashpër me njëri tjetrin, sepse ky është një treg i vogël me konkurrencë të madhe, ku çdo njëri pretendon një pozicion më të favorshëm, shkruan “Kosovarja”.

Në estradë njohim edhe këngëtar që e kanë njëri tjetrin të familjes, siç është rasti i 2po2 dhe Capital T, Vjollca Haxhiut e Leonora Jakupit, etj.

A e keni ditur që Genta Ismajli dhe Mirsa Kërqeli gjithashtu i kanë nënat shumë të afërta.

Genta, thotë se Mirsen e ka vajzë të tezes, shkruan “Kosovarja”.

Dy këngëtaret nga Gjilani dikur shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëra tjetres. Sot, Mirsa po rri larg skenës muzikore dhe i është përkushtuar më shumë rritës së familjes. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË