Të gjithë e duam gjumin.

Gjumi ofron shumë përfitime shëndetësore, duke filluar nga rritja e produktivitetit e deri te mbrojta nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjumi na ndihmon edhe të jemi më të lumtur.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se gjumi 30 minutësh e bën një njeri më të përqendruar, më produktiv dhe më kreativ, ndërkaq gjithashtu tregon se mund të bëheni më të lumtur edhe nëse gjeni pak kohë për të fjetur gjatë ditës.

Në ndërkohë gjumi i tepruar mund të jetë i ndërlidhur me disa rreziqe shëndetësore, gjë e cila i ka shtyrë shkencëtarët t’i theksojnë përfitimet shëndetësore të gjumit më të shkurtë.

Anketimi ka përfshirë 1,000 njerëz të cilët iu janë përgjigjur pyetjeve psikologjike dhe i kanë treguar shprehitë e tyre të gjumit.

Rezultatet kishin treguar se ata që bëjnë një sy gjumë gjatë ditës janë 66 për qind më të lumtur sesa ata që flejnë më gjatë.

Hulumtuesit thonë se ekziston një lidhje mes gjumit të shkurtë dhe ndjenjave të mirëqenies dhe lumturisë.

MUND TË JU PËLQEJNË