Në zgjedhjet komunale që do të mbahen në tetor të këtij viti, janë përzgjedhur emrat që do të garojnë në këto zgjedhje.
Kandidatët e komunës së Prishtinës janë mjaftë aktiv në rrjete sociale, duke grumbulluar mijëra fansa.
Indeksonline ka hulumtuar për të shikuar se cili nga kandidatët është më i ndjekuri dhe më me influencë në këtë platformë.
Ai që prin është Daut Haradinaj i cili në llogarinë e tij zyrtare ka 12.5 mijë followers. Kjo vjen si pasojë e aktivitetit të tij në rrjete sociale.
I dyti është Uran Ismaili nga Pdk, i cili në llogarinë e tij numëron 4,284 ndjekës.
I treti është kandidati nga Ldk, Përparim Rama. Ai numëron 3,911 ndjekës në Instagram.
Ndërsa i fundit, renditet Arben Vitia me 2,653 followers. Vitia përfolët të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare./Indeksonline/