Njerëzit duhet të përqendrohen në atë se si të parandalojnë përhapjen e mikrobeve të dëmshme në shtëpitë e tyre, në vend që të pastrojnë vendet që duken të pista, thotë një raport i Shoqërisë Mbretërore për Shëndetin Publik në Britani.

Larja e duarve, pëlhurave dhe sipërfaqeve në kohën e duhur është çelësi i higjienës së mirë – por një në katër persona mendojnë se një gjë e tillë nuk është e rëndësishme.

Kujdesi i duhur mund të zvogëlojë infeksionet dhe rezistencën ndaj antibiotikëve, si dhe nuk ekziston gjë e tillë si “shumë pastërti”.

Sipas raportit të RSPH-së, ekziston konfuzion në mesin e publikut për dallimin në mes të papastërtisë, pastërtisë, mikrobeve dhe higjienës.

Ekspertët theksojnë se njerëzit duhet të përqendrohen në pastrimin e vendeve specifike në kohë të caktuara.

Çka është e rëndësishme për higjienën?

Përgatitja dhe trajtimi i ushqimit

Ushqyerja me duarpas përdorimit të tualetit

Kur njerëzit kolliten, teshtijnë dhe pastrojnë hundën

Trajtimin dhe larjen e pëlhurave dhe veshjeve “të pista” të shtëpisë

Kujdesi për kafshët shtëpiake

Trajtimi dhe gjuajta e plehrave

Kujdesi për anëtar të familjes me infeksion

MUND TË JU PËLQEJNË