Shumë njerëz arrijnë të bëhen të famshëm, të suksesshëm, por jo edhe të dashur për publikun. Kurse ata të cilët përveç këtyre, arrijnë ta fitojnë simpatinë dhe dashurinë e njerëzve janë shumë me fat, shkruan “Kosovarja”.

E tillë është këngëtarja e njohur Leonora Jakupi. Ajo përveç që i qëndroi besnike publikut me muzikën dhe stilin e saj unik, arriti të bëhet nga më të pëlqyerat.

Me thjeshtësinë dhe modestinë e saj bëri për vete mijëra ndjekës. E adhurues të shumtë padyshim që përveç që e dëgjojnë, kanë kurreshtjet ta shohin edhe live këngëtaren.

E disa ndonëse e pëlqejnë dhe e simpatizojnë, nuk kanë guximin që ti flasin. Një rast i tillë i ka ndodhur së fundi këngëtares, teksa një komentuese i ka shkruar se ndonëse e ka parë atë, nuk kishte guximin ti afrohej për ta bërë një fotografi.

Kurse reagimi i këngëtares ka qenë gjithë modesti. Ajo ia kthen se është dashur ti thoshte për ta realizuar fotografinë. “@mirjam_rusiti 🙈pse nuk me thojshe 😘❤️”, ia ka kthyer këngëtarja fanses së saj.

Mbase bukuria dhe eleganca e Leonorës ia mori guximin asaj për t’iu afruar këngëtares për një foto./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË