Vala

Çorba e dendur nga preshi mund të përgatitet tri ditë më herët

Përbërësit:

– 2 presh,

– 1 qepë,

– 300-400 g patate,

– kripë,

– piper,

– fletë dafine,

– majdanoz

– lëng nga gjysmë limoni,

– gjysmë luge miell.

Përgatitja:

Ngrohni pak ujin, shtoni preshin e grirë imët, qepën dhe zieni derisa qepa të zbutet.

Shtoni pataten e grirë në kube, kripën, piperin, fletën e dafinës, të gjitha qitni në një 1 litër ujë, zieni 45 – 50 minuta në zjarr mesatar.

Hiqeni nga zjarri, shtoni një lugë miell dhe zieni sërish edhe pesë minuta.

Në fund qitni lëngun e limonit dhe majdanoz, transmeton Telegrafi.

MUND TË JU PËLQEJNË