Ronaldo po e shijon qëndrimin pranë më të dashurve të tij.
Cristiano Ronaldo gjatë gjithë kohës është i angazhuar në futboll, ndërsa këto javë pandemie po qëndron pranë familjes.
Futbollisti po kalon kohë të bukur bashkë me gruan Georginën dhe fëmijët e tij, teksa po qëndrojnë në Itali.
Mëngjesin e sotëm, ai e filloi me një fotografi, në të cilën shfaqet në shtrat bashkë me partneren dhe tr fëmijët e tyre.
“Mënyra më e mirë për ta filluar ditën”, është mbishkrimi që Ronaldo ia la fotos, e cila për pak minuta mori miliona pëlqime.
Për ndryshe, Ronaldo edhe në këtë periudhë pandemie nuk i ka ndalë aktivitetet fizike, të cilat po i vazhdon në shtëpi.