fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çun Lajçi reagon pasi u bë virale fotografia ku ka pozuar i shtrirë në varr: Nuk po m’lanë edhe me vdekë…

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e aktorit Çun Lajçi, ku është i shtrirë në një varr.

Ky imazh u bë viral dhe pati reagime të shumta, për të cilin ka bërë një shkrim së fundmi edhe vet artisti.

Lajçi thotë se kjo është realizuar katër vite më parë si skenë e një filmi me regjisoren e ndjerë, Arzana Kraja.

Çuni thotë se tani është ripostuar fotoja që të shpërfaqin katranin e shpirtit, ndaj artistit, e veprimtarisë tij artistike e letrare.

Postimi i plotë i Lajçit (pa ndërhyrje):
“Nuk po m’lanë edhe me vdekë!

E kam ndëgjua shumë herë ket fjalë, nga burra sojnik e gra fisnike, por isha i ri e nuk e tjerrsha ma shumë, fjalën e tyne, me ofshamë!

Nuk po m’lanë me vdekë, me emelet e mia. Hallet e mia po ua nxanë rrugët!

Ishin ankimet e renkimet me të cilat u rrita, pa e kërkua psehin!

Kur dola n’Prizren, me ba do shkollë, e kur e ndegjova nji hallë, tek i thoshte komshiut: “Aman, m’le të vdes me hallet e mia” thashë; nuk qenkemi vetëm ne katundarët, që na pengon smundja, fukarallaku, gazepi i tjetrit!

Sa popull i “zgjuet” ky populli im! Sa “shpirtbardhë”! Mbase populli ma dorëliri për shamje, ofendime e mallkime.

Dhe

E shfrytëzova rastin, teksa po xhironim film me regjisorën, (tani të ndjerë), Arzana Krajën. Po e lueja nji plak, të cilit ia kishin vra familjen Milicia serbe, e nga dëshpërimi, ia hapte vetës varrin, por natën ia mbulonte nusja e djalit, e cila kishte shpëtua me plakun!

I thashë Arzanës, me lejen tande po e postoj ket foto ne Facebook, me nji fjali: Me tregoni kujt i mbet Çakorri? Po e baj protesten time, me ket skenë filmi, i thashë! Sepse ishte viti i protestave për Kullë e Çakorr, e n’ato protesta, (si rugovas) isha i përfshimë edhe unë!

Tani, mbas 4 vitësh, “zemër bardhët” “dashamirët”, analfabetët, “atdhetarët” e kanë ripostu foton, por pa fjalinë time t’kohes, që ta shpërfaqin katranin e shpirtit, ndaj artistit, e veprimtarisë tij artistike e letrare. Hej! U pengon dalja ime rrugëve me librat e mi! U pengon qëndresa ime?! Mos përkulja, mos dorëzimi, mos shitja te asnjena parti, jo tash, por që 22 vite!
Thashë: Kjo s’do të ndodhte sikur t’isha të Ramushi! Të Albini, të Memli! Jo, s’do të ndodhte, sepse jemi populli frikacak e do tu frigoheshin edhe hijeve të tyne, e s’do t’me shanin!
Ne e duem gurin! E duem zjarrmin! E duem mjegullen!

E urrejmë diellin, ujin e dheun! Mjerë ne për zemrat që i kemi!

Mjafton ti lexoni komentet të kjo foto (nëpër portale) e të bindeni ne këtë që ua thashë!

Me thirren televizionet e Shqipnisë për sqarim, sepse jemi të tmeruem nga këto shkrime, për nji kalibër artisti, m’thanë!

Lereni të shfryhen “zemërbardhët”, se jemi popull që s’lexojmë ma shumë, se ç’flet nji fotografi, iu thashë!

Na pengon gjama, ofshama, vdekja e tjetrit, ndaj vërsulemi si hijenat me i hangër edhe t’vjellat tona!

Popull, që s’e don të vërtetën! Popull që ushqehet me rrenën! Ky jemi ne!

Ja ku e keni foton e 2017-tës, ndaj shajeni fytyrën tuej, se timen e ka krujua Zoti!

Maj, 2022”.


Etiketa: Çun Lajçi

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Kejvina Kthella  merr vëmendje derisa thekson linjat trupore në fustanin e ngushtë 

12 minuta më parë
Showbiz

Besiana Behluli nuk e fsheh më, ky është bashkëshorti i saj

31 minuta më parë
Showbiz

Adelina Tahiri fillon pushime të reja

2 orë më parë
Showbiz

Rita Ora mahnitëse me paraqitje plot shkëlqim

3 orë më parë
Showbiz

Bebe Rexha provokon në imazhet e reja me poza joshëse nga kuverta e jahtit

3 orë më parë
Showbiz

Beniada sqaron deklaratën për Megi Pojanin dhe Endri Çekiçin

3 orë më parë
Postimi tjetër

Dua Lipa pjesë e filmit “Barbie” përkrah Margot Robbie

Finsik Syla: Folni sa të doni, se s’po ju dëgjohet, çdo herë që po flisni për mua, thesari veç po më shtohet

Loredana me lot në sy, çfarë i ka ndodhur?

TË FUNDIT

Kejvina Kthella  merr vëmendje derisa thekson linjat trupore në fustanin e ngushtë 

12 minuta më parë

  Kejvina Kthella cilësohet si një nga femrat me fizikun më perfekt në estradë. Kështu, bukuroshja bionde nuk ndalon së...

Besiana Behluli nuk e fsheh më, ky është bashkëshorti i saj

31 minuta më parë

Këngëtarja moderne Besiana Behluli, pas lansimit të këngës me titull “Crush a Love”, është aktivizuar edhe më shumë në faqen...

E dini çfarë ndodh nese hani ushqim në këmbë

56 minuta më parë

Shumë njerëz mendojnë se të hash ushqim ndërkohë që qëndroni në këmbë, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Në fund...

Ja çfarë duhet të bëni pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës

1 orë më parë

Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të...

Mos e lini tualetin tuaj pa peshqir të lagur

1 orë më parë

A e dini se nëse përdorni peshqirë të lagur jeni në rrezik të menjëhershëm? Shëndeti juaj duhet të jetë mbi të gjitha dhe mos e...

A jeni të varur nga sheqeri? Këta çajra do të iu ulin dëshirën për ëmbëlsira

2 orë më parë

Nëse pyetni shumicën e njerëzve që duan të humbin peshë, shumica do të thonë se gjatë këtij procesi e kanë...

MË TË LEXUARAT

Katër gabimet e zakonshme që bëni gjatë fshirjes së pluhurit

Paralajmërohen rënie e temperaturave, IHMK ka një thirrje për bujqit

Megi Pojani shfaqet provokuese me poza nga shtrati

“Puthe një kanadez nëse e di çfarë është mirë për ty” – Hailey Bieber shfaqet në momente intime me Justinin

“Babi po më prek bilbilin”: Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër

Abdixhiku – Kurtit: Je duke shkuar ku kam qejf me të pa, veç vazhdo, zgate Zot

Pse nuk duhet të bëni dush menjëherë pasi keni ngrënë

Ja çfarë duhet të bëni pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës

Enver Petrovci dhe Vlora Nikçi nderohen me çmime për dramën “Muslimani” në festivalin ‘Teatri Shqiptar në Maqedoninë e Veriut’

Lufta e konkurrencës i bën bashkë të fortit e shoubizit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist