Dy këngëtare të suksesshme, të gjalla me plotë energji.

Tayna dhe Dafina Zeqiri kanë bashkuar forcat e tyre për të sjellur dicka më ndryshe për publikun, shkruan “Kosovarja”.

Dueti i tyre që ishte një befasi e madhe për publikun u publikua sonte. Një këngë e realizuar edhe me videoklip që pritet të jetë hiti i kësaj vere.

“Bye Bye” quhet projekti i ri i këtyre dy këngëtareve, të cilat kanë realizuar skena të nxehta në klip, gjë e cila pritej të ndodhte.

Kurse teksti i këngës është shkruar nga Tayna.

Ndryshe ky është dueti i parë i reperes nga Prizreni me një tjetër artiste./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË