Ilvi Meta u gjet i vdekur pasditen e djeshme në ambientet e Komisariatit të Kavajës. “TopStory” ka publikuar fotot e trupit të 31-vjeçarit i cili u gjet i vdekur brenda qelisë së Komisariatit pasi ishte arrestuar për vjedhje.
Ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se Meta nuk është dhunuar por ka ndërruar jetë nga asfiksia. Ka dyshime se ai ka vrarë veten me rripin e kapuçit të bluzës që kishte veshur dhe kjo mund të shihet edhe në shenjat që ai ka në qafë në fotot e mëposhtme.
Ndërkohë vlen të thuhet se famijarët e Ilvi Metës kanë dyshime të forta se ai mund të jetë vrarë në burg nga policët që të pranonte një faj që se kishte bërë.