“Dashuria është një gjë ideale, martesa një gjë reale: ngatërrimi i reales me idealen nuk ngelen kurrë pa u ndëshkuar.” (Johan Wolfgang Von Goethe)

Andrew J. Cherlin në librin “Cirku i martesës”, thekson se ne ndërtojmë marrëdhëniet tona më të shenjta në fushën e betejës kur orekset e evoluuara përplasen me mitologjinë romantike të martesës monograme (monogami, bashkëjetesë e një burri vetëm me një grua, forma e martesës).

Ky konflikt i pazgjidhur midis asaj çka ne jemi, dhe asaj çka shumë të tjerë dëshirojnë që ne të jemi, çon në një fluks familjar, një ardhje partnerësh në një shkallë të paparë në këtë jetë. Kërkimet tregojnë që ka më shumë partnerë seksualë në jetën personale të një amerikani sesa në jetën e një personi në cilindo vend tjetër perëndimor.

Përpjekjet për të kuptuar se kush jemi, përse jemi kështu dhe çfarë të bëjmë për këtë, duhet të fillojnë duke u përballur me predispozitat=intime të evoluara njerëzore.

Përse kaq shumë forca i rezistojnë përmbushjes sonë të qëndrueshme, pse është martesa tradicionale kaq e vështirë, si ka mundësi që fushata e këmbënguljes së pandërprerë socio/shkencore, gërryese mbi natyrshmërinë e monogamisë seksuale, e kombinuar me mijëra vjet mallkim mbi ata që tradhtojnë, ka dështuar.

E vërtetë është që burrat dhe gratë e përjetojnë erotizmin e tyre në mënyrë tërësisht identike, por edhe është e vërtetë që shumicës së femrave mund t’u duhet me shumë kohë sesa meshkujve për të ngrohur/përgatitur veten për lidhje intime.

Femrat pasi ndizen, janë krejtësisht të afta të lënë pas meshkujt. Meshkujt, në përgjithësi përpiqen të jenë më të dhënë pas pamjes së femrave, ndërsa për shumicën e femrave, karakteri i mashkullit është më i rëndësishëm se pamja.

Është e vërtetë që ndërtimi i tyre biologjik i bën femrat të mendojnë shumë më seriozisht sesa një rrokullisje në krevat.

Jerry Seinfield shumë mirë e përmbledh këtë koncept kur krahason zjarrin me zjarrfikësit, konflikti bazë midis meshkujve dhe femrave, seksualisht, është që meshkujt janë zjarrfikësit.

Për meshkujt seksi është një urgjencë, pavarësisht se çfarë tjetër mund të jemi duke bërë, ne mund të bëhemi gati për tre minuta, kurse femrat nga ana tjetër janë shumë ekzistuese, por kushtet duhet të jenë shumë të përshtatshme që të ndizet zjarri.

Ndërsa shumica e meshkujve mund dhe kanë etje/interesim për intimitet në mënyrë abstrakte, femrat tregojnë që kanë nevojë për një skenar, për personazh, për një arsye për të bërë lidhje intime.

MUND TË JU PËLQEJNË