Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Enver Sekiraqën, për akuzat për nxitje të rastit të policit Triumf Riza.

Gjykata e dënoi, Sekiraqën me plot 30 vjet heqje lirie.

Rasti ishte në rigjykim, dhe Sekiraqa u dënua për herë të dytë për nxitjen e Arben Berishës për vrasjen e policit Riza, në gusht të vitit 2007.

Sekiraqa fillimisht në vitin 2016 ishte dënuar me 37 vite , mirëpo rasti ndaj tij ishte kthyer në rigjykim.

Sekiraqës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar prej 30 janarit të vitit 2014.

MUND TË JU PËLQEJNË