Gjinekologu britanik u zu duke mashtruar me receta për viagra që i shpëtuan atij 360 funte, derisa nuk e zunë dhe i pezulluan licencën për 6 muaj dhe 1 mijë funte por shpëtoi nga burg, transmeton Gazeta Metro.
Ai kishte shkruar emra të rremë në receta për t’i marrë 30 pako të viagrave dhe u dënua nga Gjykata e Kurorës në Cardiff të Wales në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u kap në vepër pasi që një menaxher i një barnatoreje kishte mëdyshje pas vizitave të tij të shpeshta dhe kishte njoftuar policinë.
Ai kishte një aferë jashtëmartesore dhe ishte arsyetuar për akuzën për mashtrim dhe vjedhje para gjykatësit se çrregullimi ereksionit nga stresi në shtëpi dhe në punë.
Harsit Tejura e pranoi fajin para gjykatësit për akuzën për mashtrim dhee vjedhje dhe u dënua me 1 mijë funte gjobë por i shpëtoi burgut.