fbpx

Deputeti i LVV-së, Fitim Uka: Mbrëmë ishte fundi i rrugëtimit tim politik…

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës së tij politike dhe për t’iu kthyer profesionit të tij të mëparshëm në fushën e edukimit dhe psikologjisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka arsyet për këtë ndryshim të rëndësishëm në jetën e tij.

“Mbrëmë ishte seanca ime e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe, rrjedhimisht, edhe fundi i rrugëtimit tim politik. Ndihem thellësisht mirënjohës dhe dua t’ju shpreh falënderimet më të sinqerta të gjithë atyre që më kanë mbështetur dhe përkrahur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë dhe plot befasi”, ka shkruar Uka.

Në mesazhin e tij, Uka falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij politik dhe u kërkon ndjesë atyre që mund të ndihen të papërfaqësuar gjatë periudhës së tij si deputet.

Ai thekson se pasioni i tij për psikologjinë dhe mësimdhënien është arsyeja kryesore që po e shtyn drejt këtij ndryshimi.

“Po ndahem nga politika, po ua liroj këtë rrugë dhe do të vazhdoj me pasionin tim të kahershëm dhe të përhershëm, psikologjinë, si dhe me obligimin më kuptimplotë, që është mësimdhënia”, vijoi ai.

Ky vendim pasqyron rëndësinë që Uka i jep edukimit si një mënyrë për të kontribuar në shoqëri jashtë sferës politike.

“Po ua lë juve vlerësimet dhe disa të tjerëve (para)gjykimet, ndërsa mua më duhet kohë për të reflektuar mbi këtë përvojë dhe mësimet e nxjerra.
Tash për tash, po ju them thjesht faleminderit, më falni dhe mirupafshim”, ka deklaruar Uka.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]