Askush nuk e njohu aq mirë derisa u paraqit me rolin e “Pajtesës” në serialin vendor “Çka ka shpija”.

Po flasim për aktoren më të dashur dhe më të pëlqyer Fiona Gllavica, e cila me të parën paraqitje në skenë ka goditur shumë në mijëra zemra të publikut, shkruan Kosovarja.

Aq profesionalisht dhe me mjeshtëri e luan këtë rol, sa është vështirë t’i besohet dikujt tjetër kjo punë.

Andaj ka kërkesa të vazhdueshme për Fionën, e poçaërisht në rrjetin e saj Instagram, ku të gjitha pytjet për të janë se kur do të ia fillojë sezoni i serialit, pasi mezi presin të gjithë ta shohin.

Mesa duket njëherë për njëherë as që do të fillojë, pasi Fionën në vend që ta shohim duke bërë prova rreth shartimit të serialit, atë e shohim duke bërë qejfe e duke u shëtitur ngado në botë.

Madje, së fundi u pa duke dalë me veturë, e aq në qejf ishte sa rrotullimi i kokës së saj herë andej e herë këndej nuk ndalej asnjëherë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË