Vala

Nëna vajton djalin e vrarë nga forcat serbe më 1998 në Krajkovë.

Nëna vajton djalin që ia privuan nga jeta forcat serbe më 1998 në Krajkovë.

Hasime Elshani nga fshati Krajkovë e Drenasit, është gruaja që shihet duke vajtuar rëndë para trupit të djalit të saj të pajetë, Shemsiut 11 vjeç, i cili ishte vrarë më 24 tetor të 1998 nga një snjaperist serb.

Në përshkrimin e momentit të rëndë për Kronikë Lufte në Kosovë, siç shkruan një nga raportuesit, Shemsi Elshani ishte vrarë ndërsa po priste dru bashkë me babain e tij Rashitin.

Në rrëfim përshkruhet edhe fakti se funerali i tij u përcoll nën breshërit e plumbave për shkak të luftës që po ndodhte në Kosovë.

“Ky djalë do të ishte 32 vjeç sot nëse nuk do të ishte vdekur”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e një reporteri ndërkombëtar, Alan Chin, transmeton Klan Kosova.

Ofshamat dhe bërtimat e kësaj nëne nga Drenica, ishin kapur si një moment tejet i vështirë i asaj cfarë po përjetonin shqiptarët kosovarë si pasojë e krimeve që po kryheshin nga forcat serbe.

Fotografia fillimisht ishte shkrepur për Neë York Times, nga Cecilia Bohan dhe Jessie Witt.

MUND TË JU PËLQEJNË