Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Lajmi ëshë konfirmuar nga Policia, ndërsa motivet që çuan deri tek kjo ngjarje janë akoma të panjohura.
Sinjali mëson se i dyshuari në lidhje me kërë rast është i moshës së mitur dhe tashmë është arrestuar nga Policia.
Ndërkaq, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar nga arma e zjarrit.
Detaje në lidhje me këtë rast ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 14:00 jemi njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person, ndërkaq deri më tash nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, ka thënë ai për Sinjalin.