Këngëtari Shpat Kasapi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan”.

Në një nga lojërat që zhvillohen në këtë emision, ai është detyruar që të zgjedhë mes personazheve femra, duke zgjedhur atë me të cilën do të dëshironte të kalonte një natë.

Në një nga raundet e lojës, atij iu desh të zgjedhë mes ish-të dashurës së tij, Afërdita Dreshaj, dhe këngëtares Genta Ismajli.

Foto: Shiko kush luan/YouTube

Duke i kërkuar me shaka që ta heqin Afërditën nga aty sepse e ka pasur, Shpati e vazhdoi me shaka kërkesën, duke iu thënë që edhe atë e ka pasur të dashur.

Mirëpo reagimi i tij ishte i menjëhershëm me të qeshura, duke përmendur edhe fjalët “edhe këtë më duket e kam pasur…kam harruar”, me çka edhe ka bërë publikun të kuptojë se gjithçka ishte një shaka.

Përndryshe, Shpati dhe Afërdita kanë qenë në lidhje për shumë vite, teksa më vonë të dy vendosën të ndajnë rrugët.

Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë këtë vit, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë, me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl, e ndërsa Shpati vazhdon të mbetet beqar

MUND TË JU PËLQEJNË