A ju kujtohet Shkurta? Ajo ishte një nga vajzat më atraktive e që binte në sy në kryeqytet, shkruan “Kosovarja”.
E kemi parë në reklama të ndryshme televizive, në spote, sfilata dhe gara bukurie, ku ka triumfuar.
Ishte tejet e angazhuar dhe dukej se Shkurta dhe bota e modës ishin dy në një, por në pikën kulmore të karrieres, ajo u tërheq.
Bukuroshja Shkurta Musa është martuar dhe berë nënë dhe obligimi i saj kryesor tashmë është familja, shkruan “Kosovarja”.
Shkurta edhe tani duket ende shumë bukur dhe tamam modele.