Modelja e quan incidentin në Francë “revoltues” dhe thotë se lufta për diversitetin në modë vazhdon.

Naomi Campbell thotë se asaj iu refuzua hyrje në një hotel të jug të Francës sepse është me ngjyrë, shkruan The Guardian.

Në një intervistë për “Paris Match”, modelja tha se ajo dhe shoqja e saj me ngjyrë nuk ishin lënë të hyjnë në hotel, emrin e të cilit nuk e tregoi, ani pse kishin ftesë për të qenë në një ngjarje atje.

Ajo tha se personeli i hotelit u tha atyre se vendi ishte plot, por ato panë se njerëzit e tjetë lejoheshin të futen në të njëjtën kohë.

Campbell e quajti incidentin “revoltues” dhe tha se gjëra të tilla e frymëzuan atë që “të vazhdojë të shprehem dhe të bëj veten të dëgjuar”.

Modelja shprehet e lumtur që ndihmoi gjeneratën e re të modeleve, duke i këshilluar që kurrë të mos lejojnë që dikush t’i nënvlerësojë.

E pyetur për larminë në këtë industri, Campbell, 49 vjeç, i tha revistës se gjithmonë kishte dashur që të gjithë të trajtoheshin drejt dhe lufta për diversitetin vazhdoi. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË