Edita Spojani është njëra ndër moderatoret më të komentuara kohëve të fundit, sidomos për dukjen e saj në ditën e dasmës duke u bërë një nuse për lakmi.
Edita shëlqeu në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, ku dukej si një princeshë me vellon e bardhë dhe dukej qartë se ndjehej vajza më me fat në botë.
Por së fundmi, ajo është falënderuar nga kolegët e saj për ditët e bukura që kanë kaluar ndër vite dhe mes lotëve ajo ka treguar se është dita e fundit e prezantimit.
Me fjalë të ëmbla nga kolegët , ata i kanë uruar suksese në sfidat e rradhës dhe i kanë thënë se është e mirëseardhur gjithmonë.