Gjithkund në botë fëmijët e personaliteteve me ndikim në shoqëri janë të njohur për publikun.

Janë të rrallë ata persona që ‘fshehin’ apo mundohen të i ikin mediave, publikut, sado që mbajnë larg familjen e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Është e natyrshme kurreshtja e njerëzve për ti njohur familjen e këtij apo atij personazhi të caktuar, se çfarë bën me çka merret etj.

Edhe në Kosovë ndodhë e njejta situatë. Disa shfaqin me plotë krenari familjarët e tyre e të tjerë janë më të rezervuar për arsye personale.

Kur jemi te personalitetet e rëndësishme politike, kreu i PDK-së Kadri Veseli është ai që më rrallë ka ndarë fotografi të fëmijëve, ndonëse me bashkëshorten e shohim shpesh.

Veseli me bashkëshortën Violetën u martuan në vitin 2002 në një dasmë tradicionale dhe së bashku kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, Klestorin, Lirin, Yllorin dhe vajzën Rritën.

E djali i madh i tij Klestori duket se i ka ngjarë kryekëput babait të tij. Ai tashmë është rritur edhe me fizik dhe duket tamam një burrë si Veseli. Shikojeni dhe binduni në ngjashmërinë e tyre të madhe.

Ndryshe Kadri Vesili është edhe zyrtarisht kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 6 tetor të këtij viti në Kosovë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË