fbpx

Djali i Shkurte Fejzës zbulon momentin emocionues teksa ia dha nënës lajmin se po bëhet gjyshe

nga Revista Kosovarja

Arbër Behluli, djali i artistes Shkurte Fejza ka dhënë intervistën e tij të parë në media ku ka folur më shumë rreth jetës së tij, profilit, angazhimeve dhe vendimit për t’u futur në politikë.

Teksa foli për shkollimin e tij dhe angazhimet larg syrit të publikut, Arbëri zbuloi se po pret që të bëhet baba, pasi bashkëshortja e tij Erza është në pritje të ëmbël.

Arbëri ka treguar se teksa e kuptuan që do të bëhen së shpejti prindër, ishte njëri nga momentet më të bukura në jetë, dhe ardhjen e fëmijës po e presin me pa durim e gjithë familja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]