E famshme po aq sa vjehrra e saj. E këtë e arriti për një periudhë shumë të shkurtë.

Learta Jakupi një femër e zgjuar, e bukur dhe me plot edukatë ka vite që u bë pjesë e familjes së këngëtares Shyhrete Behlulit gjegjësisht si reja e saj.

Ndryshe cilësohet edhe si nusja shembull, model për nuset tjera. Dhe kjo jo rastësisht, pasi që zakonet dhe traditat janë ato të cilat Learta i bën me shumë qejf e krenari tamam si një nuse shqiptare.

Publiku pothuajse e njeh gjithmonë vetëm si një femër shtatlartë dhe një biondinë tërheqëse.

Por, dikur Learta ishte edhe një zeshkane e bukur, që më vonë u transformua në këtë biondinën bukuroshe.

Me gjasë, Learta pëlqen vetën më shumë si biondinë pasi që ka vite që nuk ka bërë ndonjë transformim të ri./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË