Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla tha sot se coronavirusi do të jetë i pranishëm për një kohë më të gjatë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme që qytetarët të sillen në mënyrë të përgjegjshme, duke zbatuar masat mbrojtëse.
Syla tha se në nivel global ka rritje të rasteve, ndërsa në Evropë po shënohet rënie e rasteve.Sipas tij, pandemia COVID—19 nuk ka filluar në të njëjtën kohë në të gjitha shtetet, prandaj nuk mund të flitet në nivel global për gjendjen me pandeminë por më shumë në bazë të vendeve.
Syla përmendi edhe në fakt tjetër gjatë kësaj periudhe të pandemisë, e që është rritja e dhunës në familje në shumë shtete.