fbpx

Drejtori që dyshohet për rrahjen e një nxënësi në Softaj e mohon rastin: Nuk e kam goditur, vetëm i kam bërtitur

nga Revista Kosovarja

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të dhunës që dyshohet se ka ndodh dje në shkollën fillore “Abetarja”, në Softaj të Ferizajt.

Aty dyshohet se drejtori i shkollës e ka dhunuar fizikisht një nxënës rreth 10-vjeçar.

Për rastin ka folur Ismet Bala, drejtori i kësaj shkolle. Ai e ka mohuar rastin kur ka folur për Gazetën Sinjali, duke thënë se “vetëm i kam bërtitur që të largohet nga banjo, është nxënës problematik, zakonisht rri në banjo – nuk e kam goditur”.

“Nxënësi më pas ka shkuar në shtëpi dhe ka thënë se me ka rrah drejtori, pastaj babai i tij më ka lajmëruar në Polici”.

Bala pretendon se familja e nxënësit këtë rast e ka lajmëruar në Polici, pasi një vit më parë një fëmijë më i madh i kësaj familje nga Softaj kishte shkuar me armë në shkollë.

“Kjo familje ka qejf të gënjejë – te unë po këqyrin pak me u hakmarrë pasi para një viti një djalë më i madh i kësaj familje ka ardhur me allti në shkollë – unë e pata lajmëruar rastin në polici dhe policia ia patën konfiskuar armën”.

“Tash po këqyrin me u hakmarrë se më ka thirr para një muaji babi i tyre dhe me tha më ke sjell probleme me Polici. I pata thanë, o i nderuar me pas mbyt një fëmijë djali yt me atë armë qysh kishe vepruar ti”, shpjegon tutje Bala për Gazetën Sinjali.

“Unë e kam mbrojt në atë rast, nëse i kish ndodh një fëmije diçka atëherë ku kish mbet ai”.

Për rastin që Bala dyshohet është intervistuar dje nga hetuesit policorë.

“Po jam intervistuar dje nga Policia – hetimet janë duke vazhduar – i kanë marrë deklaratat e punëtorit teknik që ka qenë aty kur ka ndodh rasti dhe deklaratën e mësueses”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar dhe hetimet do të vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]