Dyshja nuk e kanë konfirmuar lidhjen, por nxitën thashetheme, pasi u panë bashkë dhe shumë të afërt këtë fundjavë.

Ata u panë duke u puthur, derisa Dua duket e mbështetur tek modeli i cili është vëllau i vogel i Gigi dhe Bella Hadid – gjersa ata shijonin shfaqjet live, në festivalin muzikor britanik “Summer Time Hyde Park music festival ”.

Derisa asnjëri nga yjet nuk ka konfirmuar marrëdhënien, sipas Glamor Magazine, ata gjithashtu janë parë të afruar edhe në ndejën e ditëlindjes së Hadid në Malibu disa javë më parë.

Kujtojmë se Lipa këtë vit është ndarë nga Isaac Carew, pasi ishin bashkë për pesë vite./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË