Ajo aktualisht është duke mbajtur turneun e saj “Future Nostalgia” nëpër vende të ndryshme të botës.
Por Dua Lipa mori pak kohë të shtunën në mëngjes për t’u ulur pranë pishinës me miqtë e saj dhe për të marrë rreze dielli në Portofino, Itali, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 26 vjeçe, u pa duke u përgjumur në një shezlon me shoqen e saj, e cila mund të shihej duke e përqafuar para se të përkulej për një përkëdhelje.
Dy shoqet dukeshin në humor të mirë teksa qeshnin dhe rrinin së bashku pranë pishinës me miqtë e tyre gjatë kohës së pushimit nga turneu i saj.