Vala

Pas akuzave për mashtrim dhe marrje të parave përmes kërcënimeve nga një çift zviceran ndaj reperes kosovare, Loredana Zefi, kjo e fundit nuk ndalon së postuari fotografi në rrjete sociale me veshje, çmimi i të cilave është marramendës.

Në fotografinë e fundit të postuar me xhaketë të markës ‘Louis Vitton’ kushton hiç më pak se 5000 e 200 dollarë, një kërkim në faqen zyrtare të kësaj marke e vërteton një gjë të tillë.

Për jetën luksoze të Loredanës kanë shkruar edhe mediet Zvicerane. E ndërsa për rastin reperja tha se ka nisur që nga viti 2016 dhe në të kanë qenë të përfshirë disa persona nga familja e saj, por nuk tregoi se për cilët persona konkret bëhet fjalë.

Po ashtu, ajo tha se nuk kishte dijeni për ngjarjen deri në vitin 2018./Reporteri.net

MUND TË JU PËLQEJNË