Aktorja e njohur u fejua, kështu i propozoi i dashuri.

Sadie Robertson, ylli i “The Duck Dynasty” u fejua. Aktorja e njohur amerikane i tha “PO” të dashurit të saj, Christian Huff.

Aktorja e njohur shpërndau një video nga momenti kur ai i propozoi, të dy dukeshin mjaft të emocionuar.

“Bërtita PO. Shumë fjalë dhe shumë fotografi do të publikohen, por tani, dua ta dini që jam personi më i lumtur në botë… Do të martohem me këtë njeri”, shkroi ajo krahas videos së publikuar.

Huff i propozoi asaj të dielën, pikërisht në ditëlindjen e tij dhe kjo do të mbahet mend si një nga ditët më të veçanta për ta. E ëma e saj, ylli Korie Robertson, u shpreh e emocionuar për fejesën e tyre.

Madje, në disa fotografi që publikoi tha se mezi po pret që ata të dy të martohen. Sipas mediave të huaja, çifti nuk dha ndonjë datë të martesës.

MUND TË JU PËLQEJNË