Sukseset për bukuroshen nga Peja nuk kanë të ndalur.
Sigurisht fjalën e kemi për Arbnora Ademaj, e cila është një nga femrat shqiptare, që ka arritur të ketë sukses në të gjitha fushat ku është përkushtuar, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi ajo ka bërë një hap mjaft të madh në karrierën e saj, duke nënshkruar kontratë filmike me njerëz shumë të suksesshëm në Turqi, në një nga televiozinet më të mira e të ndjekura atje, “Kanal D”.
Lajmin e ka ndarë me fansat dhe ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke publikuar kështu pamje nga ky moment i lumtur për të.
“Jam shumë e lumtur për projektin e ri dhe të punoj me ju” është shprehur e gëzuar Arbnora.
I priftë e mbara e na bëftë krenarë! /Kosovarja/