Vala

Lidhja e Feros me Arbenitën tashmë nuk po fshehet.

Ndonëse dyshja nuk e kanë pranuar hapur, por është publikuar një foto e tyre e përbashkët, si dhe komentet në rrjete sociale ndaj njëri-tjetrit nuk mungojnë, shtuar këtu dhe udhëtimet e përbashkëta.

Madje reperi ditë më parë i bëri një dedikim asaj në njërën nga fotografitë e publikuara, duke shkruar: I gjithë universi në një foto.

Por, ngacmimet vazhdojnë ende nga dyja palët, pasi së fundmi është Arbenita ajo që i ka shkruar Feros, duke i komentuar syzet që ai i kishte vënë e që si duket janë të saj.

E nuk ka munguar as përgjigjja e Feros i cili është shprehur se do ia kthente.

MUND TË JU PËLQEJNË