Vala

Të paktën një herë në jetë çdo njeri i rritur ka përjetuar djegie të gjuhës.

Me siguri ju kujtohen të gjitha herët që jeni munduar të pini shpejt një filxhan kafeje apo çaji dhe jeni djegur.

Djegia e gjuhës megjithëse nuk futet tek dhimbjet e padurueshme mund te shkaktojë një ndjesi të bezdisshme gjatë gjithë ditës.

Gjuha e fryrë me kokrriza të vogla mund t’ju ndërhyjë edhe në shijimin e ushqimeve.

Çfarë duhet të bëni menjëherë pasi keni djegur gjuhen

Nëse digjni gjuhen duke ngrënë gjëja më e mirë që mund të bëni është që menjeherë t’a nxirrni me kujdes nga goja ushqimin që po konsumoni.

Kjo rekomandohet për të mos e lejuar më këtë ushqim të veprojë mbi zonën e djegur.

Kjo, pasi djegia mund të përfshijë gjuhën, gojën dhe ezofakun kur ju përtypni një ushqim shumë të nxehtë.

Kjo metodë funksionon për të mos e përkeqësuar gjendjen në momentin e parë.

Ndërsa për të kuruar plotësisht djegien ndiqni hapat më poshtë.

Trajtimet

Është e rëndësishme të mbani të djegurën të pastër.

Kjo mund të bëhet duke shpëlarë gojën me ujë dhe kripë çdo ditë.

Rekomandohet të konsumoni pije të ftohta si uji me akull, qumështi apo kosi i ftohtë.

Në këtë mënyrë zona e djegur do të mpihet dhe nuk do t’ju shkaktojë më bezdisje.

Një tjetër metodë është lyerja e gjuhës me mjaltë për të trajtuar zonën e lënduar.

Çfarë nuk duhet të bëni absolutisht pasi keni djegur gjuhën

Nëse keni djegur gjuhën mundohuni të evitoni sa më shumë ushqimet dhe lëngjet e nxehta, ushqimet pikante apo ushqime që përmbajnë shumë aciditet.

Edhe cigarja mund të jetë një acaruese e plagës së djegies në shumë raste.

Gjithashtu evitoni larjen e gjuhës me furçë derisa të ndjeni që është shëruar.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Kur përjetoni djegie të gjuhës do të thotë se janë djegur qelizat që e rrethojnë atë dhe duhen dy deri në tre ditë deri në shërimin total.

Nëse djegia dhe dhimbja zgjat më shumë se kaq atëhere është mirë që të konsultoheni me mjekun.

Pasi kjo është një shenjë që djegia mund të jetë më serioze dhe të dëmtojë nervat e gjuhës tuaj.

MUND TË JU PËLQEJNË