Vala

Është nga ato këngëtaret që skenës muzikore i ka dhënë shumë.

Edona Llalloshi, me dekada të tërë i ka dhuruar publikut këngë të mirëfillta duke lënë gjurmë gjithmonë në mendjet e njerëzve, shkruan Kosovarja.

Krijimtaria e saj shtrihet ndër vite, ku secila këngë që ka ardhur prej saj ka përcjellë emocione, dashuri, trimëri, patriotizëm e shumë të tjera.

Në fakt, edhe sot vazhdon kështu, e cila asnjëherë nuk ndalet duke befasuar fansat e saj me projektet e saj që vetëm ajo di ti sjellë.

Meqë jemi duke iu afruar ditëve të nxehta dhe publiku çdo herë kërkon këngë sa më ritmike në këtë kohë, atëherë duket se Edona ka menduar edhe këtë pjesë.

Kjo pasi që së fundi ka sjellur disa video që në sfond dëgjohej kënga e saj më e rë që pritet shumë shpejt të lansojë.

Këtë gjë ajo e paralajmëroi me vëllaun e saj Milot, por se a bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim me të, apo është këngë solo e saj, këtë mbetet ta shohim në vazhdim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË