Anila Mimani mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por famën më të madhe e mori gjatë viteve 2000 kur këngët e saj i dëgjonim kudo.

Anila prej vitesh jeton në Zvicër, është martuar dhe është bërë nënë e dy fëmijëve.

Gjatë këtyre viteve Anila nuk është shkëputur nga muzika pasi ka marrë pjesë në koncerte të shumta jashtë vendit ndërsa videoklipe ka realizuar rrallë.

Mirëpo “Xing.al” bën të ditur se Anila do të rikthehet këtë verë me një këngë që do bëhet hit.

Këngëtarja ka pozuar së fundmi në një lëndinë, e veshur me një fustan të kuq dhe fotot janë realizuar gjatë xhirimeve të klipit.

MUND TË JU PËLQEJNË