fbpx

E rëndë: I mituri në Obiliq deshi t’i japë fund jetës, shkak dhuna nga prindi i tij

nga Revista Kosovarja

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në Obiliq, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë zbardhur detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë, ku pas dhunës së përjetuar nga babai i tij, një i mitur ka dashur t’i japë fund jetës.

Sipas burimeve, njësitë policore kanë gjetur 16-vjeçarin te një objekt i pabanuar në Obiliq, prej ku donte të hidhej nga një lartësi, por më pas kanë arritur që ta bindin që mos ta kryejë aktin.

Viktima është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, e më pas ka dhënë edhe dëshminë e tij lidhur me rastin, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal, babai e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]