Shpejtë u mësua me famën e sukseset, kurse  tani po i shijon të dyja bashkë me njerëzit që i do.

Engjellusha Salihu, vajza e këngëtares Shyhrete Behluli po merr vëmendje të madhe nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Përveç si këngëtare e re dhe e suksesshme, ajo po cilësohet si një femër e bukur dhe plotë sharm.

Elegante e me stil shfaqet gjithnjë, qoftë në përditshmëri e sidomos në evente të ndryshme.

E tillë është paraqitur edhe natën e kaluar, teksa ka dalur për ta shijuar mbrëmjen me shoqëri. E veshur me fustan të bardhë, Engji mori vëmendjen më të madhe në mesin e njerëzve.

Ndryshe, “Vallja e nuses” është kënga më e re që e ka kënduar Engjëlluasha bashkë me nënën e saj Shyhreten./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË