Vala

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli dhe familja e saj, janë ndër emrat që më së shumti përmenden në mediat ‘rozë’.

Kjo për faktin se në industrinë e muzikës janë përfshirë edhe vajza e saj, Engjëllusha si dhe reja, Learta, shkruan “Kosovarja”.

Përveç tyre, tani pjesë e mediave është edhe sugaresha e Shyhretes, Gresa e cila vazhdimisht merr vëmendje e komentohet.

Gresa Salihu, është vajza e vogël e Shyhretes, e cila më herët nuk ka qenë e ekspozuar në publik.

Ajo asnjëherë nuk ka shfaqur interesim të ndjekë rrugën e së e ëmës e motrës.

Ndonëse jo për karrierë, Gresa komentohet vazhdimisht për stilin e saj që lë në hije shumë prej emrave të estradës.

Këtë herë ajo, jo vetëm artistëve por edhe motrave u ka kaluar me elegancë.

Me këtë pozë plotë sharm në imazhin e fundit, Gresa dëshmon që ka stil të veçantë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË