Vendimi i qeverisë Kurti, që obligon lokalet e gastronomisë t’u shërbejnë ujë çdo klient, pra të jetë obligative dhe e pashmangshme, e ky vendim ka ngjallur reagime të shumta, disa edhe ironizuese.
Aktori dhe dhe komediani Fatmir Spahiu ‘Bufi’, ka ironizuar me vendimin e qeverisë lokalet e gastronomisë t’u shërbejnë ujë çdo klient, ka shkruar “Kamerier, a bon nje esspreso edhe leshoma zorren per lug te shpines deri sa qoHna. Te flm.”
Me këtë vendim ka ironizuar edhe gazetari Valon Syla, i cili duke iu referuar kryeministrit Kurti, shkroi se shefi i qeverisë është bërë gati me na i mbushë gotat me ujë.
“U çu Albin Kurti me na i mush tazat me ujë… Nginu Albin se na patët lodhë”, shkroi Syla.
Ndryshe, propozimi erdhi nga ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, që prezantoi para kabinetit qeveritar standardet normative për cilësinë e ujit për konsum për ta mbrojtur shëndetin e njerëzve.
Kështu u vendos që për bizneset e gastronomisë të vendosen rregulla në shërbimin e ujit për klientë.
“Me qëllim që të vendosim standardet normaltive për cilësinë ujit të destinuar për konsum njerëzor…. propozoj aprovimin e vendimit që: në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik, pronari i biznesit nuk mund t’i ndalojë klientët të shërbehen me ujë rubineti”, tha Latifi.
Madje ai tregoi edhe disa rregulla nëse ndodh që lokali i gastronomisë të mos furnizohet nga ujësjellësi.
“Në rastet kur objekti i gastronomisë pretendohet se furnizohet nga uji i puseve, pronari i objektit obligohet të hartojë dhe zbatojë planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK-ja dhe këtë certifikatë ta ekspozojë në lokal”, tha ai.