Jeta e Edona Llalloshi është për lakmi.

Njihet si një këngëtare e suksesshme, grua shembullore dhe nënë e përkushtuar, shkruan “Kosovarja”.

Edona numëron suksese të shumta në karrierën e saj muzikore, nga ku ka fituar besimin dhe simpatinë e publikut.

E tani është shumë e kërkuar në evente të ndryshme.

Ajo është shumë e angazhuar në mbrëmje muzikore e ahengje të ndryshme familjare.

Por, pavarësisht angazhimeve të shumta Edonën e shohim shpesh bashkë me familjen duke kaluar moment të bukura.

Kurse së fundi ka vendosur edhe ajo të relaksohet me disa ditë pushimi.

E si shumë kolegë të saj edhe Edona ka zgjedhur Turqinë për ti kaluar këto ditë të nxehta qershori.

Nga atje ajo ka ndarë një fotografi në të cilen duket mahnitëse dhe shumë e lumtur.

Me sandale në duar e kapelë në kokë, ajo ka marrë një pozë interesante, si asnjëherë më parë.

Ndryshe, Edona është nënë e dy fëmijëve, Doas dhe Nurit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË