Është nga këngëtaret më simpatike dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Talenti dhe dëshira e zjarrtë për muzikën, ia kanë mundësuar Engjit të bëhet e pranueshme dhe e adhurueshme tek një opinion i gjerë, shkruan Kosovarja.

 

 

Kurse, zëri dhe vokali melankolikë ia kanë hapur dyert për shumë mbrëmje, ahengje e gëzime familjare.

Po, Engji të gjitha dëshirat i ka realizuar, dhe ia ka mundësuar vetes ta sheh çdo vend të botës, e të shkelë aty ku se mendon aspak mendja e njeriut.

Në këto ditët e lira të saj ajo ka shfrytëzuar kohën duke shkuar në vendin më të frekuentuar, në Brezovicë.

Nga atje publikoi disa fotografi e momente të saj. Ndër ato çaste që publikoi e shpërndau ishte diçka që morri vëmendjen e të gjithëve.

Ishte fotografia që ndau e që shihej pranë një mashkulli, i cili me gjasë të jetë ndonjë nga të afërmit e saj, pasi që ndante mbiemrin e njëjtë sikur të Shyhretes. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË