Pamje tronditëse vijnë nga Kina, teksa mijëra persona raportohen të infektuar krahas viktimave nga virusi vdekjeprurës.

Një video po qarkullon në rrjet, teksa shihet një foshnjë e izoluar në spital në Wuhan, epiqendrën e koronavirusit.

Sipas videos, kjo bebe është infektuar nga virusi, i cili po merr shumë jetë njerëzish.

Videoja është mjaft prekëse, pasi foshnja disa muajshe nuk arrin ta kuptojë çfarë po ndodh rrotull, teksa ngre duart lart për ta nxjerrë që aty.

Kujtojmë se, koronavirusi i ri deri tani iu ka marrë jetën 305 personave në Kinë, ndërsa 14 mijë e 480 të tjerë janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën.

 

MUND TË JU PËLQEJNË