Edhe pse ka dy profesione, si soprano dhe gazetare, Learta Jakupi u bë e njohur për publikun shqiptar që kur u martua me djalin e këngëtares Shyrhete Behluli.
Learta si një vajzë e kompletuar, gjithmonë e tregon kujdesin dhe respektin që ka për familjes e bashkëshortit, shkruan “Kosovarja”.
Si Learta po ashtu edhe Shyhretja me vajzat tregojnë se kanë raporte të lakmueshme duke e konsideruar si vajzën e vogël Leartën.
Këtë mirësjellje që e kanë për njëra tjetrën e dëshmojnë me anë të publikimeve të shumta në rrjete sociale, ku Learta së fundmi ndau një video teksa është jashtë vendit, ajo po e dëgjon në veturën këngën e vjehrrës.
Duket se këto të dyja as largësia nuk po i ndalon që të shprehin respektin që kanë.
E bukur dhe është për tu marrë shembull ky gjest, apo?/Kosovarja/