Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, ka dalë kundër ndërtimit të lagjes te Liqeni i Badovcit. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të KP’së, ku thuhet se nuk guxon të rrezikohet uji i pijshëm

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kompania e cila po synon të ndërtojë te Liqeni i Badovcit nuk ka marrë leje, pasi nuk ka aplikuar.

Në njoftimin e KP’së thuhet se kjo kompani ka aplikuar vetëm për kushtet ndërtimore, ndërkaq theksohet se në këtë procedurë është qe disa vite.

“Kompania në fjalë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje. Në këtë procedurë është qe disa vite. Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë”, theksohet në njoftim.

Po ashtu, KP’ja thekson se Prishtina furnizohet me ujë të pijshëm nga ky liqe që nga viti 2017, dhe kjo nuk bën të rrezikohet.

“Në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e teritorrit të Germisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e pejsazhit të mbrojtur sipas Ligjeve në fuqi. Një pjesë e pejsazhit është rreth Badovcit. Në vitin 2016 në bashkëpunim me Qeverinë e Çekisë kemi arritur që të fillojmë trajtimin e ujërave të zeza përreth liqenit. Ujëra të tilla nuk derdhen më në liqenin e Badovcit. Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk bën dhe nuk do të rrezikohet”, thekson njoftimi.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

MUND TË JU PËLQEJNË