Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. (IHMK), ka bërë të ditur se ka ndryshuar situata sinoptike mbi gjithë territorin e vendit.

Sipas IHMK-së, rënia e temperaturave ka ndodhur si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga verilindja, masa të cilat do të ndikojnë dukshëm në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme, shkruan lajmi.net.

“Përveç ndryshimeve në fushat termike, do të ketë luhatje edhe në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do t’i ndryshojnë stadet e tyre duke u intensifikuar dhe duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në vende të lokalizuara mund të kalojnë në formë breshnize apo dhe breshëri”, bën të ditur IHMK.

Ky aktivitet në atmosferë do të mundësoj që vlerat e temperaturave maksimale të bien për 7-10 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të ulen për 3-4 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë celsius, ndërsa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 11-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s. Sa i përket kushteve biometeorologjike, IHMK thotë se, ato do të jenë më të favorshme se javën që e lamë pas, por kujdesi i veçantë i kontaktit me diellin duhet kushtuar mesditave, në ato vende ku kupa e qiellit është e lirë nga retë.

MUND TË JU PËLQEJNË