fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Edi Rama takon fermerët në Rahovec: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën

nga Revista Kosovarja
1 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në fabrikën e prodhimit të miellit, M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit, ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.

Rama këtë e tha ndërsa vizitoi këtë kompleks të përpunimit të grurit, ndërsa bëri thirrje që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë të njëjtën gjë, anise tha që do ta respektojnë kërkesën e tyre për të analizuar më gjatë këtë çështje.

”Bashkë me ministren [Frida Krifca] flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe për shkrirjen komplet të të gjithë pengesave të kufirit, edhe kur vjen puna tek produktet bujqësore, kjo është A-ja. Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Nuk ka kuptim të heqim për vendet e Ballkanit të Hapur e mos t’i heqim për Kosovën. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”.

Rama ka thënë se nuk ka kuptim të hapet kufiri për Ballkanin e Hapur e mos të hapet për Kosovën.

”Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Ksoovës por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithësesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”, deklaroi Rama.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë do të mbajnë të hënën mbledhjen e tetë të përbashkët.

Sipas agjendës, në këtë takim pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Hapja e sesionit plenar të mbledhjes do të nis në orën 11:15, ku ministrave fillimisht do tu drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pas tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas kësaj do të bëhet prezantim mbi infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Këto projekte do të prezantohen nga drejtori i Royal Haskoning DHV, Eric Smit.

Deri më tani janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dy shteteve.

Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt më 26 nëntor 2021, e cila përfundoi me firmosjen e 13 marrëveshjeve.


Etiketa: Edi Rama

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Vuçiq pas vendimeve të Kosovës: Përgjigjja jonë do të jetë vdekjeprurëse

8 orë më parë
Aktuale

Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë

9 orë më parë
Aktuale

Vuçiq e Petkoviq dramatizojnë situatën pas vendosjes së reciprocitetit

10 orë më parë
Aktuale

Kurti: Veturave nga Serbia do t’u vendoset ngjitës në targa deri më 31 tetor 2022

10 orë më parë
Aktuale

Serbia i quan vendimet e Qeverisë së Kosovës “thirrje për konflikt të madh”

11 orë më parë
Aktuale

Medalja e dytë për Kosovën në ‘Oran 2022’, Flaka Loxha fiton të bronztën

12 orë më parë
Postimi tjetër

Organizatori: Tentojmë t’i kemi dy edicione të “Sunny Hillit”, në Prishtinë dhe në Tiranë

A ju kujtohet Arbrija e lajmeve në “KTV”, sot kaq e lumtur në krahët e politikanit

Mbi 10 vite së bashku, ndahet çifti i njohur i aktorëve

TË FUNDIT

Pse jeta seksuale bëhet më e vështirë për gratë pas kësaj moshe?

6 orë më parë

Nuk ka një moshë që "ndalon" aktivitetin seksual tek gratë, megjithatë menopauza dëmton shpeshtësinë e tij dhe në fund cilësinë...

Mos i prisni kurrë këto gjëra nga një burrë pa karakter!

7 orë më parë

Asgjë që bëni nuk duket se funksionon në marrëdhënie, dhe sado të përpiqeni, ndiheni gjithmonë të pamjaftueshme? Kujdes nga këto...

A janë të kombinueshëm Gaforrja dhe Akrepi në një marrëdhënie?

7 orë më parë

Si Gaforrja ashtu edhe Akrepi e dinë se sa e vështirë është të gjesh një partner që t’i kuptoj me...

Horoskopi ditor, e enjte 30 qershor 2022

7 orë më parë

Dita favorizon aktivitetin e vrullshëm: njerëzit do të tërhiqen drejt jush si një magnet. Horoskopi premton ngjarje të këndshme dhe...

Fobitë që krijojnë gratë kur bëhen nëna

7 orë më parë

Nga momenti kur lindin foshnjat, ankthi i nënave rritet. Ata ndihen plot me përgjegjësi që shkojnë përtej aftësisë së tyre,...

Rita Ora shfaqet mahnitëse me poza të ndryshme në paraqitjen e radhës në ‘Cartier’

7 orë më parë

Rita Ora performoi edhe në natën e katërt të eventit të "Cartier". Edhe këtë herë ajo kishte një paraqitje unike,...

MË TË LEXUARAT

Enca: Duke e festuar jetën çdo ditë

10 shenjat që tregojnë se dikush ka kaluar një fëmijëri të vështirë me prindër toksikë

Pse meshkujt nuk kanë celulit?

Fruti qe ka vlera ushqyese të paçmueshme

Kurti i bindur se do të fitojë sërish zgjedhjet

Rreth 43 mijë qytetarë ikën nga Kosova gjatë vitit 2021

Tayna dhe Azet më 30 qershor publikojnë duetin “Tequila”

Yllka Kuqi me pozë joshëse, zbulon nishanin në gjoks

U përplas me betonieren në Tiranë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari që drejtonte motorin

Horoskopi ditor, e enjte 30 qershor 2022

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist