Çifti po i shijojnë pushimet së bashku.
Elita Rudi dhe Gjiko gjatë këtyre ditëve të ngrohta të verës po relaksohen në pushime.
Gjatë ditës së sotme, si Elita ashtu edhe Gjiko kanë ndarë me ndjekësit imazhe në rrjete sociale, në të cilat shfaqeshin në jahtin e tyre luksoz.
Ata po kalonin kohë të bukur pranë njëri-tjetrit, teksa kanë lënë pas angazhimet në profesion gjatë kësaj kohe.
Bashkë me dyshen ishte edhe vogëlushi i tyre Zëri, i cili ua zbukuron pushimet moderatores dhe reperit.