Një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë padyshim janë reperi nga Peja, Asdren Gjikolli dhe moderatorja nga Gjakova, Elita Rudi.
Të dy tashmë janë emra shumë të dashur për publikun dhe mjaft të ndjekur edhe në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Elita së fundi përmes rubrikës “Ask me a question” ka ndarë të pathëna me fansat e ndjekësit e saj, ndër to edhe një fotografi e pa publikuar më parë me Gjikon.
Një fans i kërkoi një foto më Gjikon, që ajo nuk e ka postuar kurrë dhe Elita pa hezitim ia plotësoi dëshirën.
Në këtë fotografi çifti shihen në momente romantike, duke e shijuar lidhjen në fillimet e saj, kur ata ende nuk ishin prindër.
Kujtojmë se së fundi erdhi në jetë edhe fëmija i dytë i Elitës dhe Gjikos, një vajzë, që e quajtën Bota. /Kosovarja/