Janë çifti më romatik i estradës, të cilët nuk kanë hezituar asnjëherë ta shfaqin dashurinë e tyre në para syve të botës, shkruan “Kosovarja”.

Sigurisht që publiku kujton propozimet e shpeshta që reperi Gjiko ia ka bërë tashmë bashkëshortës së tij moderatores së njohur Elita Rudit, duke ia shprehur dashurinë e madhe.

Ata po jetojnë një jetë të lumtur duke e shijuar çdo moment të saj. E pas lindjes së djalit të tyre Zërit, çifti ndihen të kompletuar.

Ndonëse dashuria e tyre është rritur bashkë me djalin, ata duket sikur po garojnë se kujt i ka ngjarë më shumë Zëri.

Çifti publikojnë shpesh fotografi me djalin, për të cilin kanë fjalët më të mira. Por cilit i ka ngjarë më shumë, si mendoni?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË