Elita Rudi, moderatorja dhe gruaja e Gjikos, tashmë duket ka vendosur të rikthehet.

Eksperienca e të qenurit nënë padyshim ka qenë mjaft e veçantë për të dhe këtë ajo na e ka bërë të qartë me postimet në “instagram”, ku shpeshherë shkruan se dashuria e nënës për një fëmijë është e pakrahasueshme me asgjë tjetër në botë.

Por, mesa duket tashmë Elitën do të fillojmë ta shohim aty ku na ka munguar të gjithëve: në ekran.

Në “InstaStory-n” e saj ajo ka shpërndarë disa video promocionale ku shihet qartë se do të rikthehet në emisionin e dikurshëm “Elite Zone me Elita Rudi”./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË